Lajme

Lansohet thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, Rizvanolli: Investojmë 30 milionë euro, kriza mund të anashkalohet

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 22 September 2023

Ministria e Ekonomisë me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje” të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ka mbajtur konferencë për medie, me ç’rast ka treguar detaje të subvencionimit.

Në këtë thirrje, qytetarët mund të aplikojnë për t’u pajisur me kallda me biomasë, stufa me biomasë, kondicioner dhe pompë termike.

Ministrja Artane Rizvanolli, tha se falë përkrahjes nga Bashkimi Evropian, po investohen 30 milionë euro në efiçencë të energjisë.

-Advertisement-

Nga masat e subvencionimit, Rizvanolli tha se rezultatet kanë qenë të prekshme ku qytetarët kanë arritur të kursejnë energjinë falë pajisjeve efiçente, duke shtuar se këto janë hapa drejt anashkalimit të krizës energjetike.

“Këtë vit po investohen 30 milionë euro për qytetarët në efiçencë të energjisë dhe këtë po e bëjmë falë mbështetjes nga BE. Faza e parë mbetet e hapur deri më 2 tetor dhe deri më tani kemi pranuar 3 600 aplikacione. Në vazhdimësi të këtyre masave, sot po e lasojmë fazën e tretë, për subvencionim. Investimet në këtë fazë janë kyçe për të ruajtur efiçencën e energjisë dhe kjo masë është një hap drejtë ruajtjes dhe përballjes me krizën energjetike. Gjatë vitit të kaluar, familjet kosovare kanë arritur të kursejnë deri në 40 për qind të energjisë falë mbështetjeve të këtilla”, u shpreh Rizvanolli./EO

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera