Lajme

Lansohen katër shërbime të reja në eKosova, kanë të bëjnë me përzgjedhjen e mjekut familjar

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 09 January 2024

Katër shërbime të reja të Ministrisë së Shëndetësisë janë lansuar në platoformën eKosova.

Aty mund të bëhet kërkesa të përzgjedhet mjeku familjar, si dhe mund të ndryshohet ai.

Gjithashtu mund të bëhet kërkesë për përzgjedhjen dhe ndryshimin e mjekut familjar për persona tjerë.

-Advertisement-

Momentalisht shërbimi është aktiv vetëm për komunën e Prishtinës (QMF 5-Ulpianë dhe QMF 6- Bregu i Diellit), komunën e Prizrenit, Lipjanit dhe të Istogut.

“Marrja e këtyre shërbimeve realizohet duke i kaluar hapat si në vijim: 1.Hapja e Platformës eKosova; 2. Identifikimi në Platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit; 3. Klikimi mbi shërbimin “Shëndetësia”. Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14”, shkruan në njoftimin e E-Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera