Sport

Lamtumirë Skënderbe, Jashanica bëhet me klub të ri

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 21 October 2017

Bajram Jashanica, mbrojtësi i Kosovës, karrierën do ta vazhdojë në Rusi

Mbrojtësi kosovar, Bajram Jashanica i ka ditët e numëruara te skuadra e Skënderbeut nga Korça.

Ai gjatë janarit do të largohet nga skuadra e Skënderbeut, derisa pritet të transferohet te skuadra ruse, Akhmat Grozny, shkruan e përditshmja sportive shqiptare “Panorama Sport”.

-Advertisement-

Kjo gazetë bënë të ditur se drejtuesit e Skënderbeut ka pranuar ofertën e skuadrës së Akhmat Grozny për Jashanicën, e cila mendohet se është rreth 400 mijë dollarë

Te skuadra ruse, Akhmat Grozny, luajnë edhe tre lojtarë shqiptarë; Bernard Berisha, Odise Roshi dhe Bekim Balaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera