Sport

Lamtumirë Lorik Cana

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 09 October 2017

Ndeshja me Italinë nuk është e rëndësishme vetëm nga ana sportive, pasi ndeshemi për herë të parë në Shqipëri me ta, por sepse ajo përkon edhe me lamtumirën nga futbolli i luajtur për Lorik Canën, kapitenin legjendë të skudrës që shkoi për herë të parë në Evropian.

Rrugëtimi i tij prej më shumë se 13 vjet me Kombëtaren përfundoi pikërisht një vit më parë, në majën e Evropës, në finalet e të parit Evropian për Shqipërinë, por Lorik Cana e ka shkruar emrin e tij mes legjendave të futbollit shqiptar.

Futbollisti që i dha vlerë statusit të kapitenit i ka varur këpucët në gozhdë dhe sot në nder të tij Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të organizojë një ceremoni speciale lamtumire nga futbolli.

-Advertisement-

Për momentin, gjithçka është mbajtur diskrete, por ajo që është e sigurt është se pritet të jetë një ceremoni e veçantë, përpara startit të takimit me Italinë.

Cana u kthye në kapitenin simbol të ekipit kombëtar për karakterin dhe personalitetin e tij. Cana u bë pjesë e kombëtares në pranverën e vitit 2003, kohë në të cilën skuadra drejtohej nga Brigel.

Në atë kohë, djaloshi gjakovar militonte në radhët e PSG. Shumë shpejt Cana u integrua në skuadrën kuqezi, ku fillimisht e nisi si mesfushor, për t’u pozicioniar më pas si një qendërmbrojtës.

Në karrierën e tij të gjatë Cana luajti në kampionatet më të rëndësishme të Evropës, për të nisur me një testim te Arsenali që kur ishte 16 vjeç, e për të vijuar më pas në Francë me PSG e Marseille, ku në moshën 23 vjeçare u bë kapiten i skuadrës.

Në vitin 2009 u transferua në Angli te Sunderland dhe një 1 vit më pas në kampionatin turk me Gallatasaray.

Nga viti 2011-2015 Cana ishte pjesë e Lazios në Itali, ndërsa karrierën e mbylli në Francë në radhët e Nantes, raporton TCH.

Me ekipin kombëtar, Lorik Cana numëron 93 prezenca, më shumë se çdo futbollist tjetër shqiptar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera