Sport

Lamtumirë futboll! Legjenda e Milanit drejt pensionimit

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 09 October 2017

Ricky Kaka pranon se po mendon të dalë në pension në moshën 35 vjeçare. “Unë nuk ndjej gëzim duke luajtur më”, tha ylli i Orlando City, përcjell ORAinfo.

Braziliani kishte vitet më të mira të karrierës së tij në Milano nga 2003 në 2009, pastaj në Real Madrid përpara se të transferohej në MLS në vitin 2014.

-Advertisement-

“Unë nuk ndjej gëzim duke luajtur më futboll, pasi ndjej dhimbje çdo herë që përfundoj një ndeshje,” rrëfeu Kaka për Globoesporte.

“Trupi im nuk është më mirë tani dhe në moshën 35 vjeç është shumë e vështirë të shërohet çdo herë.

“Do të doja të kisha një karrierë si Zinedine Zidane. Ai ndaloi të luante, mori pak kohë, e kuptoi se i pëlqente stërvitje dhe filloi të punonte në akademinë e të rinjve.

Unë mund të ndiqja një rrugë të ngjashme “, ka thënë Kaka./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera