Sport

Lamtumirë Belgjikë, Januzaj drejt Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 02 September 2017

Adnan Januzaj duket se ka ndërruar mendje dhe dëshiron të luajë për Kombëtaren e Kosovës.

Gazeta Express merr vesh se futbollisti i Real Sociedadit, Adanan Januzaj pritet që sonte të jetë në stadiumin Maksimir për të përcjellë ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.

Ai së bashku me babain e tij, Abedinin do të jenë për herë të parë në stadium për të përcjellë Kosovën, në këto gjashtë ndeshjet e para zyrtare që ka zhvilluar.

Ky duket të jetë një indikacion se Januzaj ka ndërruar mendje sa i përket përfaqësimit të tij me Kombëtare.

-Advertisement-

Januzaj ka të drejtë të luajë për Kosovën, pasi që prej pranimit të UEFA dhe FIFA në vitin 2016, ai nuk është ftuar as nuk ka luajtur ndonjë ndeshje për Belgjikën.

Edhe Kosova asnjëherë nuk ia ka mbyllur derën Januzajt, ani pse ky i fundit nuk është deklaruar asnjëherë nëse do të vijë të luajë apo jo.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera