“Lamtumira” e trajnerëve, edhe Arteta ndjek rrugën e Klopp dhe Xavi Hernandez
Autori: Gazeta inFokus
09:46 | 29 January 2024
Jurgen Klopp dhe Xavi Hernandez, njoftuan se në fundin e sezonit do të lirohen nga detyrat aktuale, respektivisht te Liverpool dhe Barcelona. Vendime të cilat surprizuan jo pak duke qenë se vijnë në kulmin e sezonit, me skuadrat e tyre që janë të impenjuara në kompeticionet më të rëndësishme.
Megjithatë, dyshja e sipërpërmendur pritet të ndiqet edhe Mikel Arteta. Sipas mediave spanjolle, 41-vjeçari ka lajmëruar drejtuesit e Arsenal se në fundin e sezonit aktual, do të paraqesë dorëheqjen edhe pse ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025. Spanjolli e ka marrë drejtimin e “The Gunners” në vitin 2019 dhe pas pesë vitesh në Londër, e konsideron si të mbyllur ciklin me londinezët.
Në Spanjë, pretendojnë se Arteta është i “joshur” nga ideja për të pasuar Xavin te Barcelona dhe ky vendim për t’u larguar nga Arsenal, ka të bëjë pikërisht me katalanasit. Arteta e ka një të kaluar me Barçën, pasi si lojtar është rritur me skuadrën e të rinjve të blaugranave, edhe pse pa debutuar kurrë me ekipin e parë.
Por, tashmë duket se tekniku bask ëndërron të drejtojë projektin e klubit për ta rikthyer sërish në majën e Europës. Gjatë kësaj periudhe me Arsenal, Arteta fitoi dy Community Shield dhe një FA Cup ndërsa këtë sezon, ashtu si në të kaluarin, me “topçinjtë” do të synojë edhe titullin e Premier League.

T� tjera
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...





























