Lampard pas një tjetër zhgënjimi: Skuadra ka probleme me vetëbesimin
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 27 April 2023
Chelsea pësoi humbjen e tretë sa i takon Premier Leagues nën drejtimin e Frank Lampard teksa “Blutë e Londrës” u mposhtën nga Brentford me shifrat 0-2. Një rezultat zhgënjyes që shkaktoi dëshpërim tek tifozeria në Stamford Bridge e cila nuk ngurroi të kontestonte lojtarët në fushë duke e bërë edhe më të rëndë situatën.
Pas sfidës, trajneri Lampard ishte në krahun e tifozëve duke theksuar se ata kanë të drejtë pasi në 20 vitet e fundit janë mësuar me lavdi. Nga ana tjetër, Lampard e pranoi se lojtarët në fushë janë duke vuajtur mungesën e vetëbesimit dhe kjo e bën të vështirë që skuadra të fitojë ndeshjet.
“Jam shumë dakord dhe nuk kam asgjë kundër fansave që kontestojnë skuadrën. Një tifoz i Chelseat është mësuar me lavdi në këto 20 vitet e fundit dhe e ka të vështirë ta pranojë situatën aktuale. Unë nuk kam asnjë problem nëse lojtarët vërshëllehen në fushë, por më duhet t’i mbroj pak futbollistët.
Ata janë të rinj dhe duan të bëjnë mirë, por në këtë moment kanë mungesë vetëbesimi. Kjo e bën shumë të vështirë që skuadra të shprehet siç duhet në fushë dhe të fitojë ndeshjet. Dua t’i mbështes lojtarët sepse janë po aq të mërzitur sa edhe tifozët, por tani na duhet të vijojmë me punën në stërvitje dhe të mundohemi që të reagojmë në ndeshjet e fundit të sezonit”, u shpreh Lampard.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...