Sport

Lampard nuk e ka më në kosideratë, Marcos Alonso drejt Serisë A

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 14 October 2019

Me uljen në stol të Frank Lampard, shumë gjëra te Chelsea kanë ndryshuar. Lojtarë të cilët më parë konsideroheshin si baza e ekipit, tashmë kanë përfunduar në stol, madje edhe në tribunë. Një prej tyre është edhe Marcos Alonso, i cili nuk e ka më të sigurt vendin e titullarit. Ish-lojtari i Fiorentinës ka zhvilluar disa takime këtë sezon, por nuk konsiderohet më i paprekshëm, aq sa mediet pohojnë se Lampard ka dhënë dritën jeshile për largimin e tij, pasi dëshiron që të afroj Chilwell nga Leicesteri.

Për Marcos Alonson mund të ketë një rikthim në Itali, ku pëlqehet nga Juventusi, por pa dyshim dhe nga Interi, atje ku do të kishte mundësi të punonte sërish me Conten, me të cilin te Chelsea kaloi periudhën më të artë të karrierës së tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera