Sport

Lampard: Nuk dua t’i “vendos gishtin” lojtarëve

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 26 May 2023

Chelsea pësoi disfatën e radhës në këtë sezon katastrofik për ta në Premier League teksa u mposhtën në transfertë nga Manchester United me rezultatin e thellë, 4-1. Pas sfidës, trajneri i “Bluve të Londrës”, Frank Lampard theksoi se lojtarët duhet të vendosin disa standarte në lidhje me stërvitjen dhe të qenurit një grup i bashkuar pasi përndryshe edhe taktikat janë të kota.

“Është pak e vështirë situata aktuale, por më duhet të them se secila skuadër që fiton në Premier League në themelet e saj ka disa standarte, sepse pa ato taktikat janë të kota. Duhet të stërvitesh mirë në çdo ditë, të kërkosh përmirësimin gjithnjë si dhe të jesh një grup i bashkuar. Janë elemente shumë të rëndësishme në futboll.

Të gjithë flasin për një skuadër me lojtarë të mëdhenj, por këtë vit është shumë e vështirë për një trajner. E kuptoj këtë pasi kam nëntë ndeshje që e drejtoj skuadrën në kampionat. Ndonjëherë lojtarët mundohen të gjejnë justifikime për rezultatin, por nuk është mënyra e duhur sepse duhen të fokusohen vetëm te fusha.

-Advertisement-

Nuk po i drejtoj gishtin futbollistëve, por duhet më shumë përpjekje në stërvitje dhe përgatitje për ndeshje, pasi përmes kësaj fitohet edhe vetëbesimi në fushë. kemi pasur një vit të keq, por e rëndësishme është të kuptohet se nga mund të nisesh për t’u përmirësuar”, u shpreh Lampard.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera