Sport

Lampard është i përkohshëm, Chelsea synon rikthimin e madh

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 06 April 2023

Chelsea zgjodhi të shkarkonte nga detyra trajnerin Graham Potter për shkak të rezultateve të dobëta që regjistroi nën drejtimin e “Bluve të Londrës”. Numri një i londinezëve, Todd Boehly u tregua i shpejtë për të gjetur një zgjidhje emergjente teksa timoni i skuadrës i kaloi Frank Lampard. Ky i fundit e njeh mjaft mirë ambientin e Chelseat pasi në të kaluarën ka mbajtur rolin e trajnerit në klub, por e paharrueshme është edhe karriera e tij me londinezët.

Gjithsesi, Lampard duket aktualisht në rolin e trajnerit të përkohshëm pasi në planet e drejtuesve anglezë është një tjetër rikthim. Fjala është për Antonio Conte. Sipas The Indipendient, te Chelsea kanë nostalgji për italianin që i dhuroi titullin skuadrës në vitin 2017 dhe e shohin atë si një fitues. Bisedimet e para sapo kani nisur me anë të ndërmjetësve të ndryshëm e në ditët në vijim priten të reja.

Tekniku italian është i lirë nga çdo impenjim pas eksperiencës me Tottenham dhe pavarësisht interesit nga Serie A, 53-vjeçari duket më shumë i prirur për të vijuar aventurën në Angli. Nga ana tjetër, Chelsea po vlerëson si alternativa edhe Luis Enriquen, Julian Nagelsmann apo edhe Mauricio Pochetinon.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera