Auto&Tech

Lamborghini shijon suksese të mëdha në shitje falë Urusit

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 13 March 2018

Prodhuesi italian, Lamborghini, ka shitur vitin e kaluar 3815 automobila, ndërsa për këtë vit planifikon të shesë mbi 5000 vetura.

Viti i kaluar ishte i suksesshëm për Lamborghini, duke pasur parasysh se pati rritje të shitjes prej rreth dhjetë për qind krahasuar me vitin 2016.

Kah fundi i vitit të kaluar kompania prezantoi modelin Urus SUV, për të cilin thonë se do të shndërrohet në hit, transmeton KP.

-Advertisement-

Njeriu i parë i Lamborghini, Stefano Domenikali, ka zbuluar se shitja e deritashme e Urus ka tejkaluar pritjet e tij.

Duke iu falënderuar Urus SUV, Lamborghini pret që këtë vit të shesë mbi 5000 automobila, që do të ishte për 1185 automjete më shumë se në vitin 2017.

Kompania është e befasuar edhe numrin e madh të fermave që kanë shprehur interesimin për blerjen e Urus.

Lamborghini Urus në SHBA kushton 200 mijë dollarë, ndërsa siç thotë njeriu i parë i kompanisë, blerësit mesatarisht shpenzojnë rreth 240 mijë dollarë për veturë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera