Fun & Video

Lamborghini i policisë transportoi veshkën për transplant në kohë rekorde, ndodhi në Itali

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 10 November 2020

Policia italiane ka disa vjet në flotën e saj një Lamborghini Huracan LP-610. Kjo veturë ekstra e shpejt ka shpëtuar jetë javën e kaluar.

Policisë iu dha detyrë nga spitali shtetëror që të dërgonte nga Padova në Romë të transportonte veshkat të cilat duhej urgjentisht të transplantoheshin.

Distanca mes qyteteve ishte 400 kilometra dhe në rrethana normale do të duhej të arrinte vetura për afro 5 orë, shkruan Indeksonline.

-Advertisement-

Por, Lamborghini me motor V10 dhe 610 kuaj fuqi arriti për 2 orë e 40 minuta në spital për të dorëzuar veshket që u transplantuan më pas.

Shpejtësia mesatare e veturës ishte 230 kilometra në orë. Lamborghini ka një frigorifer dhe një defibrilator në bagazh, ku edhe janë ruajtur veshkët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera