Auto&Tech

Lamborghini feston prodhimin e modelit të 8 mijtë Huracan

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 05 June 2017

Vetëm tre vjet pas promovimit të modelit të famshëm Huracan, Lamborghini në fabrikën Sant’Agata Bolognese ka festuar prodhimin e modelit të 8 mijtë të tij.

Ky model jubilar është Huracan Spyder i cili vjen me eksterier me ngjyrë gri Grigio Lynx, transmeton Koha.net. Modeli jubilar është prodhuar sipas porosisë së një blerësi nga Britania e Madhe.

Blerësit e Huracanit, në anën tjetër, kanë në dispozicion më shumë versione, duke përfshirë edhe modelin më të ri Huracan Performante i cili ka motor 5.2-litër V10 me kapacitet prej 630 kuajfuqi, në kombinim me marshin me shtatë shpejtësi e koplung të dyfishtë dhe sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera