Lajme

“Lakuriqët gjakpirës” në aksion, alarmohet Brazili (Foto/Video,+16)

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 30 May 2017

Një burrë ka vdekur dhe më shumë se 40 vetë janë duke u trajtuar për ekspozimin e mundshëm ndaj rrezikut nga pickimi nga “lakuriqët vampirë” në veri-lindje të Brazilit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi i fundit i pickimeve nga këta gjakpirës është vala më e madhe e sulmeve të regjistruara ndonjëherë në rajon.

Të shtunën e kaluar, ekipet e kontrollit të sëmundjes nga autoritetet shtetërore të shëndetit Bahia ishin angazhuar për të shfarosur “lakuriqët vampirë” duke aplikuar një pastë të helmit në trupat e tyre, në një përpjekje për të kontrolluar numrin në rritje.

-Advertisement-

Sipas autoriteteve, Edivalson Francisco Souza, 46-vjeçari i cili vdiq, po mjelte një lopë në një fermë në Paramirim, kur ai aksidentalisht shkeli mbi një “lakuriq vampir”, i cili i pickoi këmbën.

Fermeri e kishte injoruar incidentin, pastruar plagën dhe nuk kishte shkuar as te doktori.

Por tri javë më vonë, pasi ishte hospitalizuar për shtatë ditë nga dhimbjet e kokës dhe ankthi, atij i ishte kujtuar incidenti.

Ai u testua pozitivisht, por ishte tepër vonë për mjekët që të administronin vaksinën dhe ai vdiq pak pas kësaj në mars të këtij viti.

Pas kësaj, autoritetet menjëherë lëshuan një paralajmërim për shëndetin publik, duke paralajmëruar për rrezikun e tillë dhe duke treguar mënyrat për të qëndruar vigjilentë.

Brenda disa ditësh nga vdekja, banorët që jetojnë në kryeqytet, Salvador, rreth 400 milje nga Paramirimi, thuhet se kanë raportuar një stuhi sulmesh nga krijesat e etura për gjak. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera