Sport

Lajmi i karrierës, Strakosha lë Lazion për klubin e njohur?

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 27 December 2017
I formuar në akademinë e Lazios, Tomas Strakosha po luan sezonin e tij të dytë si titullar tek skuadrës së parë.
Këtë vit Strakosha ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet me 28 gola të pësuar, ndërkohë që në 7 sfida ai ka mundur ta mbajë të paprekur portën e tij.

Lazio e ka blinduar 22 vjeçarin i cili në 21 tetor firmosi kontratën e re me klubin roman që skadon në vitin 2022, shkruan Top Channel.

Por pavarësisht gjithçkaje, zërat e merkatos rreth tij nuk kanë reshtur, pasi disa klube italiane kanë shfaqur interesin për të dhe në fund të sezonit mund të trokasin në dyert e Lazios me ofertat e tyre.

Milani është një prej atyre që kanë hedhur sytë nga talenti shqiptar i portës. kuqezinjtë, tashmë janë të ndërgjegjshëm se Donnarumma mund të largohet dhe nuk duan të gjenden të papërgatitur.

-Advertisement-

Kështu që Strakosha shihet si pasuesi ideal i portierit italian. Nuk rri duarkryq as Juventusi që është vënë në ndjekje të zëvendësuesit të legjendës Buffon, pavarësisht formës së shkëlqyer që po tregon Szczesny.

Nuk është për t’u nënvlerësuar as Napoli, që në të vërtetë është një prej klubeve më aktive. Napoletanët që nuk e kanë rinovuar ende kontratën me Reinën që skadon në fund të këtij sezoni, kane drejtuar vëmendjen e tyre pikërisht nga Strakosha që duket se ka ngjallur interesin edhe të ndonjë klubi nga La Liga e Premier League.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera