Sport

LAJMI I FUNDIT: Xavi tregon se a do të bëhet trajner i Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 28 October 2021

Klubi i Barcelonës në orët e vona të së mërkurës e shkarkoi Roland Koemanin nga posti i trajnerit, shkruan Gazeta inFokus.

Menjëherë pas largimit të teknikut holandez, mediumet spanjolle kanë raportuar se vendin e tij pritet ta zë ish-futbollisti i Barcelonës, Xavi Hernadez.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigjja e ish-mesfushorit të kombëtares së Spanjës, i cili ka thënë se është shumë i fokusuar te Al Saddi dhe se nuk dëshiron të flet më shumë rreth spekulimeve.

-Advertisement-

“Jam shumë i fokusuar te Al Sadd, nuk dua të flas më shumë”, tha Xavi Hernadez.

Barcelona gjatë ditës së enjten e ka emëruar Sergi Barjuanin në postin e trajnerit të përkohshëm të skuadrës deri në gjetjen e një trajneri të ri./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera