Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vdes një 7 vjeçar nga Gjakova, ra në kontakt me rrymën

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 22 August 2022

Një 7 vjeçar nga Gjakova ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se fëmija ishte duke u trajtuar në spital.

-Advertisement-

“Me datën 21.08.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë. Njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, tha Elezaj për Infokus.

Tutje, ai bëri të ditur se trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera