LAJMI I FUNDIT: Vdes një 64 vjeçar në Ferizaj, u godit nga vetura

Autori: Gazeta inFokus
09:41 | 01 November 2022
Një këmbësor i moshës 64 vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë mbrëmë në Ferizaj, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Me datën 01.11.2022 rreth orës 00:05 në fshatin Talinovc të Muhaxherëve nē Ferizaj, ka ndodhur aksident komunikacioni me fatalitet, e përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa vendore, të cilin e drejtonte shoferi B.G (M/K) i moshës 44 vjeçar dhe këmbesori N.O ( M/K) i moshës 64 vjeçar. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ku për pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilin për ndihmë mjekësore me autoambulancë dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima/këmbësori ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Veseli për Infokus.
Ndryshe njësia e Hetimeve të Aksidenteve e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksin, ndërsa i dyshuari/ shoferi është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, ka deklaruar tutje Veseli./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Ndërron jetë polici që u plagos në Kaçanik
Ka ndërruar jetë zyrtari policor M.Lika, që u plagos sonte në Kaçanik. ...
-
Kurti shtron darkë për sekretarin e Jashtëm britanik
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shtruar darkë për sekretarin e Jashtë...
-
Ky është polici që dyshohet se u gjuajt me armë në Kaçanik
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qendër të Kaçanikut. Ak...
-
Të shtëna me armë në Kaçanik, plagoset rëndë një person
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qendër të Kaçanikut. Burime...
-
Çitaku: PDK dhe VV nuk mund të bashkëqeverisin, kemi shumë dallime
Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zg...
-
“Mesazhet” e LDK-së, tri të vërteta që duhet t’i dini sipas Lushaku-Sadriut
Kryetarja e Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas bisedave të k...
-
Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në
Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se PDK-ja nu...
-
Trump e përmendi si ambasadorin e mundshëm të SHBA-së në OKB, Richard Grenell mohon se do të pranojë këtë pozitë
Richard Grenell, i dërguari i presidentit Donald Trump për misionet speciale,...
-
Lutfi Haziri për bisedat e anëtarëve të kryesisë: Ata që i kanë futur duart në skema, s’janë të LDK’së
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është deklaruar për komunikimet e brendsh...
-
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy do ta vizitojë Kosovën
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, do të vizitojë Kos...
-
IPK-ja konfirmon se i dyshuari për aksidentimin e këmbësores në Qyshk, është një zyrtar policor
IPK-ja deklaron se është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me ...
-
Çitaku e konfirmon se PDK ka pasur takime me partitë opozitare
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se PDK-ja ka realizuar disa ...