Lajme

LAJMI I FUNDIT: Tentohet të grabitet filiala e një banke në Çagllavicë

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 06 June 2022

Një tentim-grabitjeje ka ndodhur sot paradite tek filiala e një banke në Çagllavicë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

-Advertisement-

“Rreth orës 10:45 është raportuar për një grabitje në tentative të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në  Çagllavicë të komunës së Prishtinës. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se në këtë tentativë grabitjeje kanë marrë pjesë tre të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi Borovci për Infokus.

Ndryshe ai shtoi se aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera