Lajme

LAJMI I FUNDIT: Shpejtim Bulliqi i LVV-së zbulon foton me një femër, për të cilën thotë se u shantazhua

Autori: Islam Morina 22:04 | 20 October 2021

Kryetari aktual i komunës së Podujevës, njëherësh edhe pretendent për të marr një mandat të dytë në këtë komunë Shpejtim Bulliqi, ka qenë i ftuar në emisionin “Prime Time” në Kanal 10, ku ka diskutuar për procesin zgjedhor të 17 tetorit dhe për balotazhin që pritet të mbahet me 14 nëntor.

Në një moment Bulliqi ka folur dhe për siç pretendon ai shantazhet që i janë bërë atij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Bulliqi gjatë emisionit ka zbuluar nga celulari i tij disa fotografi të montuara siç thotë ai me një femër, e me anë të të cilave ai është shantazhuar vazhdimisht.

-Advertisement-

Më poshtë mund ta shikoni videon e Shpejtim Bulliqit, teksa tregon fotot me të cilat ai thotë se u shantazhua nga LDK-ja. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera