Lajme

LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet një lis në Ferizaj nga erërat e forta, bie mbi një veturë

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 08 June 2022

Për shkak të erërave të forta, në oborrin e spitalit të Ferizajt është rrëzuar një lis ku ka shkaktuar dëme materiale, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar nënkoloneli Basri Shabani, Drejtori Rajonal në Ferizaj.

Ai tha se në lidhje me këtë rast nuk raportohet për të lënduar.

-Advertisement-

Një lis në afërsi të Spitalit në Ferizaj është rrëzuar nga era, të lënduar nuk raportohet, ndërsa dëme materiale pëson një veturë e parkuar afër lisit”, ka deklaruar Shabani.

Kujtojmë se të hënën një person ka humbur jetën në komunën e Prishtinës pas goditjes nga një dru, kurse një grua mori lëndime të rënda trupore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera