Lajme

LAJMI I FUNDIT: Rrahman Jasharaj tërhiqet nga kërkesa për 100 euro shtesë, shton një kusht të ri për qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 20 September 2022

Greva në arsim po shkon drejt fundit. Një marrëveshje për ndërprerjen e saj mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës është afër të arrihet.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj është tërhequr nga kërkesa për 100 euro shtesë për mësimdhënësit deri në zbatimin e Ligjit për Pagat.

Në letrën që Jasharaj ia ka dërguar sot Avokatit të Popullit, të cilën e ka siguruar Paparaci, ai ka shprehur tërheqjen e SBAShK-ut nga kërkesa për 100 euro, por ka vendosur një kërkesë të re: nga janari i vitit të ardhshëm, paga e mësimdhënësve të rritet për 10 për qind.

-Advertisement-

Paparaci ka siguruar tri pikat e propozuara nga SBASHK-ku, ku në pikën dy kërkohet që të ndryshohet ligji për Skemat Pensionale, kushti 15 vite përvojë punë dhe pika tre që deri në fund të vitit 2022 të filloj së sbatuari ligji për sigurime shëndetësore. Paparaci.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera