Rozë

LAJMI I FUNDIT: Reperi shqiptar flet pas rrëmbimit

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 24 September 2021

Personazhi i njohur i Instagramit i njohur ndryshe si “Kozak”, i cili u rrëmbye dje nga katër persona, doli sërish live pak më parë duke shpjeguar versionin e tij të ngjarjes.

Sipas tij, ai u rrëmbye nga një numër i madh personash me armë dhe thika, të cilët lëviznin me tre makina.

Pas rrëmbimit, Kozaku tha se e detyruan të thotë fyerje ndaj vetes duke e kërcënuar me pistoletë dhe thika.

-Advertisement-

Pjesë nga rrëfimi i tij:

Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj.Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML.

Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorrën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë.

Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera