LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale e Malit të Zi kryen hetime për Ambasadorin Martin Berishaj: S’ka bazë për ndjekje penale
Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 09 May 2022
Prokuroria Speciale e Malit të Zi në një përgjigje për Gazetën Express kanë konfirmuar se pas raportimeve në mediat sllovene lidhur me dyshimet për përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, përmes kompanisë së tij MB CONSULTING me bazë në Mal të Zi, në një skandal financiar në Slloveni, kanë filluar hetime lidhur me rastin.
Nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi kanë thënë se kanë hapur hetime lidhur me rastin, dhe pas grumbullimit të provave në fazën preliminare të hetimit kanë konstatuar se s’ka ndonjë parregullësi sa i përket transaksioneve në vlerës prej 600 mijë eurove që i janë bërë firmës së Martin Berishajt nga dega e GEN-it në Beograd, e as sa i përket funksionimit të kompanisë së ambasadorit Berishaj MB Consulting.
Kësisoj, Prokuroria thotë se ka konstatuar se s’ka bazë për të filluar ndjekjen penale kundër ndonjë personi për ndonjë vepër penale që është nën kompetencat e Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit, apo ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sips detyrës zyrtare.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Shtetit ka hapur rastin në lidhje me ngjarjen e përmendur. Hetimi paraprak është kryer ku kjo prokurori ka mbledhur informacione, dokumentacion dhe prova të caktuara nga të cilat rezulton se nuk ka parregullsi në lidhje me transaksionin e pasurive financiare që përmendët dhe në mënyrën e marrjes së këtyre pasurive, apo në ndonjë pjesë tjetër të funksionimin e personit juridik “M.B.C.” DOO P. Prandaj, kjo prokurori vlerësoi se nuk ka bazë për ndjekje penale kundër asnjë personi për ndonjë vepër penale që është në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Shtetit, apo ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë për Express Prokurorja Speciale e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, Sanja Jovicevic.
Të tjera
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...