Sport

LAJMI I FUNDIT: Probleme me zemër në ndeshjen kundër Flamurtarit – futbollisti i Vllaznisë u operua urgjentisht

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 24 April 2022

Pas ndeshjes së Ligës së Parë mes Vllaznisë dhe Flamurtarit ndodhi një situatë aspak e këndshme.

Gjegjësisht, futbollisti i Vllaznisë, Alban Rexhepi kishte probleme me zemrën.

FrontOnline nga burime të sigurta mëson se sulmuesi i skuadrës nga Pozherani fillimisht kishte disa komplikime gjatë ndeshjes.

-Advertisement-

Por, pas ndeshjes, gjërat u përkeqësuan.

Portali mëson se ish-anëtari i Gjilanit u dërgua në spital, me ç’rast edhe u operua urgjentisht në arterien kryesore.

Tashmë, Rexhepi është në gjendje më të mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, ndeshja Vllaznia – Flamurtari i takoi vendasve me rezultat 3:2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera