Sport

LAJMI I FUNDIT: Presidenti i klubit kosovar të futbollit infektohet me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 17 March 2021

Presidenti i FC Drenicës, Ilir Veliqi, është prekur nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga vet ai, i cili ka zbuluar se tash e tri javë ndodhet në izolim.

“Gjendjen shëndetësore e kam më mirë, jam përmirësuar kam filluar me dal dhe tash do rregullohen të gjitha gjërat edhe në klub” ka thënë ai për “Zeri.info”.

-Advertisement-

Presidenti i Drenicës infektohet me koronavirus

Veliqi gjithashtu është pyetur për eliminimin nga Kupa, por nuk ka folur asgjë.

“S’kam ndonjë koment rreth ndeshjes” shtoi presidenti i Drenicës.

Kujtojmë se Drenica është eliminuar sot nga Kupa, pasi pësoi humbje 1-0 në çerekfinale nga Dukagjini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera