Lajme

Lajmi i Fundit| Policia jep detaje për trupin e gjetur në Gadime, dyshohet se është i Shqipdon Alisë

Autori: Halil Berisha 23:01 | 21 October 2019

Ka më shumë se një javë që Shqipdon Alija është shpallur i zhdukur nga familja e tij.

Për të, informata e ndihmë nga qytetarët kërkuan Policia e Kosovës, familjarët e Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

-Advertisement-

Ndërsa, pak më parë është gjetur një trup i pajetë në këtë fshat, shkruan gazeta inFokus.

E Policia e Kosovës, ka dhënë për gazetën inFokus detaje për të, derisa thonë që ekipet e nevojshme janë në vendngjarje.

“Me daten 21.10.2019 rreth ores 21:30,   në fshatin Gadime e Ultë tè Lipjanit, saktesisht në një grop (te gurthyesi i vjeter), është  gjetur  nje  trup i pajete.  Ekipet e nevojshme policore jane ne vendngjarje”, ka konfirmuar Flora Ahmeti, Zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Tutje, Ahmeti thotë që trupi dyshohet se është i personit që është zhdukur më 14 tetor.

“Bazuar ne te dhenat fillestare dyshohet se behet fjale per personin  e raportuar te zhdukur me daten 14 tetor. Kane qene informacionet e qytetareve ato qe kane ndihmuar policine te gjejne vendodhjen e personit, per cka i falenderojme dhe vleresojme  bashkepunimin e tyre me Policine e Kosoves”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera