Lajme

LAJMI I FUNDIT: Pas rastit skandaloz të dhunës, Ministria e Financave merr këtë vendim për “Orenden” në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 04 November 2022

Ministria e Punës, Transfereve dhe Financave ka marrë vendim që t’i tërheq licencën shtëpisë private të të moshuarve në Pejë “Orenda”, pas rastit tragjik të dhunës ndaj të moshuarës Minire Nura, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit zyrtar nga ky dikaster thuhet se pas një inspektimi të thellë pas rastit të dhunës, sot në një mbledhje urgjente Komisioni ka vendosur për heqjen e licencës për këtë institucion privat.

Kujtojmë se licenca iu dha nga MFPT-ja vitin e kaluar derisa po raportohet se objekti në të cilin punojnë dhe toka përreth “Orendes” janë pronë e komunës së Pejës e cila iu dha në shfrytëzim për 40 vite.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëhershëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera