Lajme

LAJMI I FUNDIT: Paralajmërohet përplasje Rusi-NATO, ky minister rus kercenon hapur

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 23 March 2022

Rusia ka paralajmruar edhe një herë shtetet e NATO-s që mos të dergojnë paqruajtës në shtetin e Ukrainës, shkruan Gazeta inFokus.

Madje, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavror, ka kercenuar hapur, duke thënë se kjo gjë do të çojë në përplasje direkte mes Rusisë dhe forcave të armatosura të NATO-s.

“Kolegët tanë polakë kërkuan përpara samitit të NATO-s që të dërgohen paqeruajtës në Ukrainë. Shpresoj që ata të kuptojnë se për çfarë po flasin? Kjo do të çojë në përplasje direkte mes Rusisë dhe forcave të armatosura të NATO-s, që të gjithë jo vetëm janë përpjekur ta shmangin por dhe kanë thënë se nuk duhet të ndodhë në parim”, tha Lavrov.

-Advertisement-

Ai gjithashtu akuzoi Shtetet e Bashkuara se po mbajnë peng negociatat e paqes mes Kievit dhe Moskës duke mos lejuar Ukrainën të pranojë kompromis.

“Në ngadalësimin e procesit të bisedimeve, amerikanët po luajnë rolin e tyre kyç, me qëllim për të dramatizuar situatën, për të lejuar presidentin Zelensky të performojë në bluze ushtarake përpara parlamenteve ndërkombëtare dhe pas çdo performance kaq emocionale kërkohet ndërhyrja e NATO-s”, u shpreh ministri i Jashtëm rus./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera