Sport

LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita se kur do të hedhet shorti për 1/16-tën e finales së Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 09 December 2020

Me ndeshjen e zhvilluara mbrëmjen e së mërkurës është mbyllur faza e grupeve e Ligës së Kampionëve për sezonin 2020/2021, shkruan Gazeta inFokus.

16-të skuadra tashmë kanë prerë biletën për fazën e eliminim direkt të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Skuadrat e kualifikuara nga vendi i parë janë: Real Madrid, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Dortmund, Juventus dhe PSG.

-Advertisement-

Skuadrat e kualifikuara nga vendi i dytë janë: Atletico Madrid, Borussia Monchengladbach, Porto, Atalanta, Sevilla, Lazio, Barcelona dhe Leipzig.

Shorti për rundin tjetër të Ligës së Kampionëve do të hedhet të hënën me 14 dhjetor, duke filluar nga ora 11:00 në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Skuadrat nga e njëjta ligë në këtë fazë nuk do të mund të përballen ndërmjet veti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera