Sport

LAJMI I FUNDIT: Me rezultate që askush nuk i ka pritur mbyllen dy ndeshjet e Superligës

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 30 September 2021

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së shtatë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Dukagjini ka arritur ta mposhtë Dritën me përmbysje rezultat nga 0-1 në 2-1, duke e regjistruar kështu fitoren e parë në këtë sezon.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë, gjilanasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 39’ me golin e realizuar nga Almir Ajzeraj.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1 për Dritën, kurse në 45 minutat e dytë Dukagjini arriti ta përmbysë rezultatin dhe ti arkëtoj tri pikë shumë të rëndësishme.

Rezultatin 1-1 e barazoi Ahmed Januzi me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 50’, kurse golin e fitores për klinasit e shënoi Chibueze në minutën e 87’.

Pas kësaj fitoreje, Dukagjini ka kaluar në pozitën e tetë me 6 pikë, kurse Drita ka zbritur në vendin e pestë me 11 sosh.

Në anën tjetër Prishtina dhe Ulpiana i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras me rezultat 1-1.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, golin për kryeqytetasit e realizoi Leotrim Kryeziu në minutën e 50’, kurse për mysafirët shënoi Ermir Rrezi në minutën 45+1’.

Duhet cekur se Prishtina luajti me një lojtar me pak prej minutës se 54’, pasi Leotrim Kryeziu u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi, Prishtina e gjashta me 9 pikë, kurse Ulpiana zbret në pozitën e nëntë me 6 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera