Sport

LAJMI I FUNDIT: Me këtë rezultat përfundon ndeshja mes Austrisë dhe Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 06 October 2021

Kombëtarja e Austrisë U17 dhe ajo e Kosovës U17 kanë zhvilluar ndeshjen e parë në grupin 9, në kuadër të Kampionatit Evropian ‘Izrael 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ e rijnë e kanë nisur me fitore fazën kualifikuese, duke mposhtur në udhëtim Austrinë me rezultat minimal 1-0.

Në takimin e zhvilluar në Traiskirchen në Austri, golin e vetëm për Kosovën e realizoi Elton Krasniqi.

-Advertisement-

Sulmuesi i ri kosovar realizoi ë minutën e 53’ për tri pikët e ‘Dardanëve’.

Ndeshjen e dytë Kosova U17 do ta luajë me Slloveninë më 9 tetor në orën 11:00 në Lindabrunn, derisa në të njëjtin qytet më 12 tetor e zhvillon takimin e fundit kundër Ishujve Faroe, në orën 15:30./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera