Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u plagos sonte në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 08 November 2021

Në orët e vona të mbrëmjes së hënë është tronditur qyteti i Gjilanit, shkruan Gazeta inFokus.

Pas një përleshje me armë zjarri, Policia e Kosovës ka konfirmuar se një persona ka vdekur, kurse një tjetër është plagosur.

“E konfirmojmë që ka ndodhur një incident, ku dyshohet që është përdorur arma e zjarrit. Si rezultat i përdorimit të armës së zjarrit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur. Gjendja e të plagosurit është e rëndë por nuk kemi informacione më të detajuar nga stafi mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan rreth një ore më parë (21:00)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Sinjali ka mësuar që personi i plagosur është Valdrin Halimi nga fshati Pogragj i Gjilanit, derisa sipas mediumit në fjalë i vdekur ka mbetur Egzon Rafuna./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera