LAJMI I FUNDIT: Kusari – Lila jep detaje për planin: Është evropian jo franko – gjerman dhe përmban dy faza
Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 18 November 2022
Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari – Lila ka dhënë detaje në lidhje me propozimin franko – gjerman për marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë të cilën tha se duhet ta quajmë plan evropian pasi i tillë është.
Deputetja e LVV-së ka thënë se ky propozim plan është i ndarë në dy faza.
“Në nëntor ishte një proces që shumë pak ka marrë vëmendje në Serbi ose në vendet e tjera që mund të mos e ndjejnë ndikimin e tyre por në Kosovëka qenë nja hap i madh përpara. Ajo çka doli tjetër në të njëjtën periudhe kohore ishte plani evropian më duhet të të korrigjoj se kemi kërkesa të vazhdueshme edhe nga vetë qeveria gjermane dhe ajo franceze e natyrisht edhe BE-ja që ky plan nuk ëhstë plan franko – gjerman por është plan evropian në mbështeteje edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përmbajtja e këtij plani po s eu mbajt jashtë syvë të publikut në fakt pati disa informacione, kopmonenta të planit që kanë dalë për opinionin publik por cka mund të ju them sot këtu në esencë plani përmban zgjidhjen finale, procesin e normalizimit të përgjithshëm të ndarë në dy faza”, ka thënë ajo në një diskutim të organizuar nga Intituti Demokratik i Kosovës.
Ndërsa sipas saj faza e parë e këtij plani në të cilin mbështetje pati edhe nga SHBA-ja përmban çështje të cilat kanë mbetur të hapura por që nuk përfshin njohjen reciproke në mes të dy shteteve të paktën jo në fazën e parë.
Derisa ka konfirmuar se tashmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zv. Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi kanë nisur komentet e tyre për këtë plan të cilin e kanë quajtur mjaft serioz.
“Dhe faza e parë është faza e cila merret me të gjitha çështjet të cilat kanë mbetur të hapura e natyrisht edhe me avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Por nuk e përmban njohjen reciproke. Faza e dytë është faza e cila tutje synon njohjen natyrisht edhe normalizimin e plotë dhe në këtë dokument në këtë propozim natyrisht që Kosova nuk ka qëndruar indiferente edhe, kryeministri Kurti dhe ZV kryeministri Bislimi keni dëgjuar që prej fillimit kanë thënë që është propozim serioz por që kanë ose rezervojnë të drejtën të japin komentet e tyre të cilat tashmë veç i kanë përcjellë tek propozuesit, gjegjësisht edhe tek vendet të cilat janë përfshirë përmes emisarëve por gjithashtu edhe tek ndërmjetësi i Bashkimit Evropian”, ka thënë Kusari Lila.
Por deputetja nuk ka dhënë detaje nëse ky plan përmban apo jo formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, mirëpo ka konfirmuar se përmban çështje të lëna pezull e që Asociacioni është njëra nga to./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
eKosova lëshon dy shërbime të reja, ka të bëjë me llogaritë bankare
eKosova nga sot do të ketë edhe dy sherbime të reja online. Në bashkëpunim me...
-
Në Veri arrijnë 117 policë të rinj, prej tyre 79 serbë
Në rajonin Veri arritën 117 policë të rinj. Bëhet fjalë për gjeneratën e re t...
-
Kolgeci: Edhe banorët e fshatit Grejçevc, janë të gatshëm dhe të angazhuar për ndryshimet që po vijnë me datën 9 shkurt
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numrin 91, Selman ...
-
Musliu: Gjilani fantastik në çdo dimension! Faleminderit nga zemra
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, me numrin 12, Ganim...
-
Dy të arrestuar për drọgë, thịkë e bọks hẹkuri në Drenas
Dy persona janë arrestuar në Drenas për shkak se gjatë kontrollit u janë gjet...
-
Një polic goditet qëllimisht me veturë nga një burrë në Prishtinë
Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti fillimisht nuk e kish...
-
Osmani reagon pas sulmit me 11 të vdekur në një shkollë të Suedisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të tmerrshëm në nj...
-
Osmani sot në Departament të Shtetit, Presidenca s’paralajmëroi asgjë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet sot me një zyrtar të l...
-
AAK-Nisma mban tubim në Prizren e Suharekë
Koalicioni AAK-Nisma sot do të mbajë tubime me qytetarë në Prizren e Suharekë...
-
Bedri Hamza ditën e nis në Drenas, më pas tubim ma qytetarë në Fushë Kosovë e Prishtinë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot ...
-
Tetë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës
Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimi...
-
KQZ-ja sot pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për Qendrën e Numërimit të Rezultatave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 10.00, organizon ceremoninë e ...