Fokus

LAJMI I FUNDIT: 45 të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 11 September 2024

45 persona janë të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë që ndodhi në shtator të vitit që lamë pas.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, kryeprokurori, Blerim Isufaj i cili ka thënë se ata akuzohen për veprat penale kundër rendit kushtetues, vepra penale të terrorizmit dhe shpërlarjes së parave.

Kallëzimet penale janë ngritur nën dyshimet se janë konsumuar veprat: Vrasje e rëndë, sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës,. Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, kryerja e veprës terroristge, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, shpërlarja e parave dhe financim i terrorizmit.

-Advertisement-

“45 të akuzuar për rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Aktakuza nuk është ngritur deri tash për shkak së janë pritur rezultatet e ekzaminimeve të derguara jashtë vendit” ka thënë Blerim Isufaj, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale./Gazeta Infokus/

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për Banjskën gati një vit pas sulmit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera