Sport

Lajmi i fundit për lëndimin e Mohamed Salah

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 05 April 2018

Mohamed Salah i brengos tifozët e Liverpoolit me lëndimin e pësuar ndaj Manchester Cityt.

Mohamed Salah ka pësuar një lëndim në fitoren e Liverpoolit ndaj Manchester Cityt me rezultat 3:0 në ndeshjen e tyre të parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Lexo edhe: Akuzë kundër UEFA-së, po e favorizon Real Madridin

-Advertisement-

Sulmuesi egjiptian shënoi golin e parë te “Reds”.

Por, ai u zëvendësua më vonë gjatë takimit për shkak të një lëndimi.

Mediat angleze raportojnë se është në dyshim paraqitja e tij në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester City.

Salah është futbollisti kryesor i “Reds” dhe golashënuesi më i mirë i ekipit gjatë këtij sezoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera