Sport

Lajmi i fundit: Mësoni se a do mund të luaj ndaj Letonisë, kapiteni Samir Ujkani!

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 06 November 2017

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, do ketë një ndeshje kampionale ditne e diele, me skuadren e tij, në Serie B.

Por gardiani kosovar, ka hequr dilemat se ai nuk do mund të jetë në porten e Kosovës një ditë më vonë, pra diten e hënë, ku Kosova luan ndaj Letonisë, shkruan futbollikosovar.com.

“Dua që ta falënderojë Federatën e Futbollit të Kosovës që më ka mundësuar që të qëndrojë deri të dielën në Itali dhe më pas të udhëtojë për Kosovë ku të hënën luhet ndeshja. Është ndeshje shumë e rëndësishme si për mua ashtu edhe për skuadrën. Shpresoj se në Kosovë do të vijë me një fitore”, potencoi mbrëmë Samir Ujkani për emisionin Koha Shtesë në Super Sport Kosova.

-Advertisement-

Pra Ujkani do mund të luaj brenda 24 ore dy takime një për skuadren e tij, dhe një për Përfaqësuesen e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera