Sport

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje presidenti i Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 11 December 2017

Para pak minutave ka dhënë dorëheqje Presidenti i klubit z.Ekrem Elshani.

Arsyet e dorëheqjes i ka bërë të ditura vet Elshani, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga ana e bordit të KF Feronikelit, dhe së mbetet të shihet pozicioni i tyre karshi këtij vendimi kaq të pa pritur për klubin tonë.

-Advertisement-

Ky është postimi i Ekrem Elshnait në Facebook

Dorëheqje :

Të nderuar bashkëpunëtor anëtarë të bordit , tifoz “Tigrat e Zi” , qytetar të Drenasit .

Unë Ekrem Elshani, deri më tani kryetar i klubit futbollistik “Feronikeli”, sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet drejtuese të klubit.

Me shpresën e mirëkuptimit tuaj për aktin e ndërmarr nga ana ime duke respektuar vendimin tim respektoni punën time që kam bërë për klubin në vitet e fundit, ndihem i obliguar për sqarime :

Sot me datën 11/12/2017 gjatë ceremonisë së shpalljes së sportistit të vitit nga Komuna e Drenasit isha mysafir në këtë ceremoni dhe gjatë fjalimit kryetari z.Ramiz Lladrovci, kërkoj publikisht nga unë që të dha dorëheqje dhe ti liroj rrugë dikujt tjetër që ta qoj klubin përpara, mua nuk me mbetet tjetër vetëm të respektoji këtë krekës publike të kryetarit te Komunës z.Ramiz Lladrovcit .

Angazhimi imë në klubin tonë të zemrës qëndron në faktin se motiv dhe objektiv i imi me ardhjen në krye të klubit ka qenë vazhdimi i pjesëmarrjes në mënyrë dinjitoze në garat zyrtare të Republikës së Kosovës, ku KF “Feronikeli”, me cilësinë që kishte dhe me një histori të bujshme sportive arriti shumë shpejt të bëhet një nder klubet me të organizuara në vend dhe të fitonte të gjithë trofetë në futbollin e Kosovës në vitet e fundit.

Ishte nder dhe privilegj që unë të drejtoi klubin në këto vite , afër pata njerëz që meritoj respekt çdo herë për punën që kam bërë në klub ku sakrifikuan çdo gjë që klubi të jetë ne këtë nivel ku është sot.

Sot ishte momenti me i vështirë i jetës time të ndahem nga familja ime e dytë nga shtëpia ime dytë ishte shumë e vështirë ,

unë i falënderoj të gjithë ata njerëz që kam bashkëpunua të gjithë ata njerëz që kanë ndihmuar klubin, që ata janë të shumë duke u nisur nga anëtaret e kryesisë të gjithë trajnerët që ishin pjesë e klubit të gjithë lojtaret, stafin, ekonomat, administratën, të gjithë keni qen shumë profesional kështu si edhe unë e kisha shumë letë te punoja me ju .

Klubit i dëshiroj shumë sukses do të jesh gjithë jetën në zemrën time.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera