Lajme

“Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë”

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 01 October 2019

Fondacioni Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) në partneritet me Demokraci Plus (D+) mban tryezën e diskutimit me temën “Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë”.

Ky diskutim është organizuar si pjesë e aktiviteteve në të cilat promovohet luftimi i lajmeve të rreme “fake news”, që si të tilla po konsiderohen si kërcënim për demokracinë.

Me sfida të tilla është duke u përballur edhe Kosova, sidomos tani në kohën e fushatës zgjedhore. Andaj, me qëllim të informimit të lexuesve mbi këtë temë dhe mbi format e fabrikimit të lajmeve të rreme, D+ dhe KAS kanë publikuar një broshurë, disa infografika dhe një video të shkurtër përmes së cilave synohet rritja e vetëdijes së qytetarëve për lajmet e rreme dhe mënyrat e identifikimit të tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera