Lajme

Lajmërohet Isa Mustafa: Qeverinë po duan ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 05 May 2017

Kryeministri Isa Mustafa thotë se Qeverinë që e udhëheq ai po tentojnë ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin. Duke komentuar mocionin e inicuar nga Opozita, thotë se Qeveria e tij do të vazhdojë luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Nuk jam fare i shqetësuar për këtë. Ajo çfarë kam parë unë deri më tani, kam vërejt se rrëzimin e qeverisë e kërkojnë të gjithë ata që kanë probleme me ligjin, ata që në të kaluarën kanë shkel dikund keq në ligj që me korrupsion me krim të organizuar dhe forma të tjera. Kështu që në qoftë se ne dëshirojmë të iu bëjmë dëshirën që tu krijojmë atyre mundësi që ata të kenë hapësirë për korrupsion dhe krim edhe në të ardhmen ne jemi aty. Qeveria nuk do të lëshoj pe në asnjë rast sepse e kemi luftuar krimin, do ta luftojmë ndërkaq çështja e mosbesimit është çështje e rregulluar me Kushtetutë dhe shkon në procedura të veta”, tha Mustafa për RTK’në.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera