Sport

Lajme të mira për Shqipërinë para ndeshjes me Italinë

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 02 October 2017

Marco Verratti dhe Andrea Belotti përfundimisht kanë mbetur jashtë listës së Italisë për ndeshjen me Shqipërinë, ndërsa është larguar nga lista edhe Pellegrini, kurse De Rossi është në dyshim.

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, ka ftuar Bryan Cristanten dhe Roberto Gagliardini në skuadër për ndeshjen me Shqipërinë për t’i zëvendësuar Daniele De Rossin dhe Lorenzo Pellegrinin.

Marco Verratti dhe Andrea Belotti tashmë janë jashtë për ndeshjen me Shqipërinë, ndërsa De Rossi është në dyshim pasi vuan nga probleme muskulore.

-Advertisement-

Kapiteni i Romës mbetet në skuadër, megjithëse Italia ka ftuar mesfushorin e Interit, Gagliardini si zëvendësues të mundshëm nëse De Rossi nuk ia del me kohë të rikuperohet.

Kurse Lorenzo Pellegrini ka pësuar një lëndim në fitoren prej 2:0 ndaj Milanit në “San Siro” dhe do të rikthehet në Romë për trajtim.

Lajm i keq për Shqipërinë është rikuperimi i anësorit të Interit, Antonio Candreva, ai bënë pjesë në skuadër, transmeton Gazeta Express.

Lojtarët e ftuar:

Portierë: Gianluigi Buffon [Juventus], Gianluigi Donnarumma [Milan], Mattia Perin [Genoa]

Mbrojtës: Davide Astori [Fiorentina], Andrea Barzagli [Juventus], Leonardo Bonucci [Milan], Giorgio Chiellini [Juventus], Danilo D’Ambrosio [Inter], Matteo Darmian [Manchester United], Daniele Rugani [Juventus], Leonardo Spinazzola [Atalanta], Davide Zappacosta [Chelsea]

Mesfushorë: Nicolò Barella [Cagliari], Bryan Cristante [Atalanta], Daniele De Rossi [Roma], Roberto Gagliardini [Inter], Marco Parolo [Lazio]

Sulmues: Federico Bernardeschi [Juventus], Antonio Candreva [Inter], Stephan El Shaarawy [Roma], Lorenzo Insigne [Napoli], Simone Verdi [Bologna], Eder [Inter], Manolo Gabbiadini [Southampton], Ciro Immobile [Lazio], Roberto Inglese [Chievo].

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera