Sport

Lajme të mira për Jose Mourinhon, sulmuesi titullar gati për Feyenoordin

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 18 April 2023

Lajme të mira për Jose Mourinhon. Paulo Dybala ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe është stërvitur me skuadrën këtë të martë, duke konfirmuar se do të jetë gati për sfidën e kthimit ndaj Feyenoordit, të enjten në mbrëmje.

Sulmuesi argjentinas, që këtë sezon po rezulton një nga pikat më të forta të verdhekuqve u dëmtua të enjten e kaluar në Holandë dhe të dhënat e para ishin shqetësuese.

Megjithatë Dybala ia doli të rikuperohet shpejt dhe Mourinho do të ketë mundësinë të bazohet te cilësitë e tij, për të synuar përmbysjen e madhe ndaj Feyenoordit.

-Advertisement-

Ndërkohë asgjë për të bërë për sulmuesin anglez Tammy Abraham, që do të duhet të qëndrojë ende jashtë, për të paktën edhe dy javë të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera