Lajme

Lajm i trishtë, ndërron jetë vogëlushja që e përplasi makina bashkë me gjyshin

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 11 July 2017

Policia e kryeqyteti bën të ditur se ka ndërruar jetë vajza 5-vjeçare, e cila një ditë më parë u përplas nga një makinë në periferi të Tiranës, tek pallatet “Malazjane” pranë Kthesa e Kamzës.

Vajza ishte duke kaluar rrugënbashkë me gjyshin e saj kur janë përplasur nga një makinë.

Mësohet se gjyshi i vogëlushes eshte shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

-Advertisement-

Ndërsa mbrëmë kanë qenë kalimtarët, atë që kanë telefonuar në numrin e Emergjencave 112.

“Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga hetimet paraprake të policisë, rezulton se Xhaferr Kallari, 77 vjeç së bashku me mbesën e tij, A.K., 5 vjeçe, kanë qenë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur janë përplasur nga mjeti tip “Volkswagen” me drejtues I.H” thuhej në njoftimin e policisë. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera