Lajme

Lajm i papritur nga Zvicra, ja si do të kontrollohen pasaportat

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 09 September 2017

Duke filluar nga fundi i shtatorit, në Aeroportin e Zyrihut, kontrolli i pasaportave do të bëhet edhe përmes identifikimit të fytyrës, konkretisht, krahasimit të saj elektronik me fotografinë në paseportën biometrike, shkruan srf.ch. Fillimisht do të ketë një fazë pilot me tetë rampa automatike, ku do të aplikohet kjo metodë, ka thënë një zëdhëse e policisë për mediat zvicerane.

Por, ajo ka shtuar se shfrytëzimi i kësaj metode të re do të jetë në baza vullnetare pasi paralelisht me këtë do të vazhdojë kontrollimi në mënyrë klasike i pasaportave në sportel, transmeton albinfo.ch.

Aparate të tilla që bëjnë identifikimin e fytyrave të pasagjerëve tashmë janë në funksion në aeroportin e Amsterdamit, Schiphol dhe në atë të Londrës, Heathrow.

-Advertisement-

Parakusht për përdorimin e kësaj aparature është mbushja e moshës 18 vjeçare dhe pasja e një pasaporte të Zvicrës ose të ndonjë shteti të BE-së dhe EWR-së (Zonës Ekonomike Evropiane).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera