Sport

Lajm i mirë për tifozët e Juventus

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 20 March 2018

Giorgio Chiellini pritet të jetë i gatshëm për sfiden e rëndësishme kundër Milanit, shkruan infokusi.

Bardhezinjtë lëshuan një deklaratë duke minimizuar problemin me lëndimin që Chiellini e pësoi në takimin kundër SPAL.

Chiellini  do të humbasë ndeshjet ndërkombëtare kundër Argjentinës dhe Anglisë, ndërsa Chiellini mund të jetë i gatshëm për sfiden e 31 marsit kundër AC Milan.

-Advertisement-

“Testet zbuluan se dëmtimi i Chiellinit, është jo serioz, por do të kërkojë monitorim ditor”.

“Mbrojtësi ka filluar të kryejë fizioterapi dhe gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme.”, thuhet në komunikatën e klubit të Juventus. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera