Sport

Lajm i madh mbi të ardhmen e Diego Costas (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 18 September 2017
ransferimi i Diego Costa te Atletico Madrid është çështje shifrash, pasi tani është e qartë se sulmuesi spanjoll nuk ka të ardhme te Chelsea dhe do të kthehet përsëri në Spanjë, në klubin që e bëri të famshëm.
Lojtari ka bërë të ditur prej kohësh qëndrimin e tij dhe është në dorën e dy klubeve të gjejnë akordin mes palëve.

Chelsea i rezistoi tundimit duke bllokuar transferimin e tij në Spanjë gjatë verës, por mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Atletico ka gati një ofertë që vështirë se mund të refuzohet në janar.

E përditshmja “Marca” ka bërë të ditur se oferta e re për transferimin e lojtarit është 65 milionë euro, me 55 milionë euro si shumë bazë dhe 10 milionë euro të pagueshme në bazë të bonuseve të ndryshme që kanë lidhje me numrin e ndeshjeve, golave të shënuar apo arritjeve të skuadrës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera