Sport

Lajm i keq për Prishtinën para ndeshjes me Lirinë

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 10 May 2018

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë  10.05.2018 – ditë e enjte ora 12,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar datë 08.05.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  sjelli këtë vendim:

KF “ PRISHTINA “  nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për hedhje të  mjeteve piroteknike  nga ana e simpatizuesve  të klubit të tyre  si dhe hyrja e shikuesve  në fushë , minuta e 76 në rastin e shënimit të golit për të festuar  bashkërisht me lojtaret, në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – GJILANI e zhvilluar  me datë 06.05.2018 në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë  (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)

DENOHET

-Advertisement-

Me të holla në shumë prej ; 1000  euro (njëmijë)  në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes – publikimit të vendimit në faqen zyrtare të FFK-së, respektivisht  nga data e pranimit të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera