Lajme

Lajm i mirë: Sot lirohen nga Klinika Infektive edhe 9 persona

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 29 April 2020

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot do të lirohen edhe nëntë persona.

Deri më tani në këtë klinikë janë të shtrire vetëm 36 persona me koronavirus, ndërsa gjendja e 28 prej tyre është stabile.

7 raste janë me oksigjenoterapi dhe 2 të tjerë janë në gjendje kritike.

-Advertisement-

Ndërsa sa i përket stafit mjekëor që nga 8 prilli nuk ka ndonjë rast me koronavirus.

“Në klinikë vazhdojnë trajtimin 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19, ndërsa në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi.

Sot lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, që nga data 8 prill nuk ka më raste të reja të infeksionit brenda spitalor”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera