Lajme

Lajm i mirë nga lufta Rusi-Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 16 March 2022

Ukraina dhe Rusia kanë hartuar një plan paraprak paqeje duke përfshirë një armëpushim dhe tërheqje ruse.

Kjo nëse Kievi deklaron neutralitetin e tij dhe pranon kufizimet për forcat e armatosura.

Plani është raportuat nga “Financial Times”, duke cituar tre burime të përfshira në bisedime.

-Advertisement-

Marrëveshja e propozuar do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe premtimin për të mos pritur baza ushtarake të huaja ose armatim në këmbim të mbrojtjes nga aleatët si SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i tha FT-së se çdo marrëveshje do të përfshinte “largimin e trupave ruse nga Ukraina.

Negociatorët ukrainas dhe rusë diskutuan planin prej  15-pikëve për herë të parë të hënën. /Albanianpost.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera